Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 11:00.

Në këtë mbledhje pritet të caktohet edhe data e seancës së re plenare.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit

II. Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:

1. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:

21. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

29. Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

32. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.

2. Pikat e papërfunduara të Seancës plenare, më 13 dhe 14 dhjetor 2021:

9.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,

13.    Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,

14.    Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin

publik.

3. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, më 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021:

4. votimi i Projektligjit nr.08/L-098 për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright,

5. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-097 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për Statusin e Pjesëtareve të Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse,

6. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-096 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Programit – Nxitja dhe levimi i mundësive për sigurinë e ujit,

7. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-100 për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Bashkimit Evropian nga njëra anë dhe Kosovës nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Horizon Europe – Korniza e Programit për kërkimin dhe inovacionin,

8. Votimi i Projektligjit 08/L-105 për ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian Evropa kreative (2021-2027),

22. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

24. Zgjedhja e dy (2) drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, “NP KOSTT”,

25.    Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

26.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,

27.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë

28.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,

29.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-127 për regjistrimin e bujqësisë,

30.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,

31.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-079 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe  akuakulturë,


32.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/5 i Kosovës për farërat,

33.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për bujqësi organike,

34.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-082 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-120 për mbrojtjen e bimëve,

35.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-083 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-8 për verërat,

36.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-084 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-53 për Gjuetinë,

37.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-085 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/13 për materialin fidanor,

38.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-086 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,

39.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-087 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-040 për rregullimin e tokës,

40.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-111 për bletari,

41.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-089 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2003/10 për plehrat artificiale,

42.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-090 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 10 për përkujdesjen ndaj kafshëve,

43.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-091 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/21 për veterinarinë,

44.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-092 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-029 për inspeksionin bujqësor,

45.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-093 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve,

46.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-094 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-9 për ujitjen e tokave bujqësore,

47.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-095 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/9 për kooperativat e bujqëve,

48.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

49.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-064 për tokën ndërtimore.

III. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.    Pyetjet parlamentare,

3.    Miratimi i procesverbaleve të Seancave të mëparshme,

4.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-101 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,

5.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,

6.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale,

7.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/ L-089 për Deminim Humanitar,

8.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

9.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Lexo edhe

Video