Mblidhet KQZ-ja

Mblidhet KQZ-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në rend dite do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike.

Po ashtu në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve për periudhën janar-qershor 2021 të KQZ-së.

Mbledhja do të mbahet në ora 11:00.

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

ju njoftoj se sot (e premte, 23 korrik, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:

–   Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së Nr.46 dhe 47/2021.

2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;


3. Aktivitetet e ZRPPC-së:

–        Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike. 

4. Këshillat e KQZ-së:

•   Këshillit për Buxhet dhe Financa:

–        Shqyrtimi  dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve për periudhën janar-qershor 2021 të KQZ-së,

–        Shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar për periudhën janar- qershor 2021 të KQZ-së.

•     Këshillit për Operacione Zgjedhore:

–        Shqyrtimi dhe miratimi i nominimit për anëtar të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Gjilanit për zgjedhjet lokale 2021.

5. Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës i Informimit Publik;

6. Të ndryshme;

Lexo edhe

Video

error: