Mblidhen drejtuesit e klubeve të Superligës, diskutojnë për licencimin e FFK-së
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Licencimi i Federatës së Futbollit të Kosovës vazhdon të jetë shqetësim shumë serioz për klubet e Superligës së Kosovës të cilët për shkak të ngërçit në këtë proces po i bartin pasojat e mos përfitimit të të hyrave nga sponsorët.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe më tutje nuk i ka dhënë fund këtij procesi duke kërkuar plotësimin edhe të disa kushteve të tjera nga ana e FFK-së, siç është edhe dokumentacioni i plotë i të gjitha klubeve me statusin e tyre.

Sot, drejtuesit e klubeve të Superligës, por jo të gjithë janë duke e zhvilluar një takim në ambienteve e federatës ku po diskutojnë për hapat që mund t’i ndërmarrin në mënyrë që FFK të licencohet sa më shpejtë.

KosovaPress mëson se ata do të kërkojnë një takim me Ministrin e Sportit, Hajrulla Çeku për të diskutuar me të mbi arsyet që po e pengojnë përfundimin e licencimit.

Tash e disa javë drejtuesit e klubeve të Superligës janë duke potencuar se mos licencimi i FFK-së është duke i futur ata në një krizë të thellë financiare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024