Mbi dy mijë qytetarë vaksinohen me dozën e tretë antiCOVID-19

Mbi dy mijë qytetarë vaksinohen me dozën e tretë antiCOVID-19

Që prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani në Kosovë janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës antiCOVID. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) janë 797 mijë 229 qytetarë të cilët janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19.

Tash e një kohë ka filluar edhe dhënia e dozës përforcues dhe dozës së tretë. Ku deri më tani janë dhënë 36 mijë e 925 doza përforcuese kurse dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19 e kanë marrë 2 mijë e 182 qytetarë.


Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për një rast të vdekjes dhe 720 raste të reja me COVID-19.

Aktualisht në vend janë 5 mijë e 678 raste aktive me koronavirus, e që numri më i lartë i këtyre rasteve aktive është në Prishtinë.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.