Mbi 80 gra e fëmijë u strehuan këtë vit në Qendrën për Mbrojtje në Prishtinë
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Objekti plot ngjyra e shumë dhomëshe bën bashkë gra e fëmijë që e kanë të përbashkët dhimbjen. Aty improvizohet shtëpia e tyre, prej ku kanë dalë për të gjetur strehë pas dhunës. Mbi 80 persona kanë qëndruar gjatë këtij viti në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, adresa e së cilës nuk bëhet publike për shkak të sigurisë së viktimave.

Riintegrimi i këtyre viktimave dhe buxheti jo i qëndrueshëm, sipas drejtoreshës Zana Hamiti, vazhdojnë të mbeten sfidë për ofrimin e shërbimeve. Ajo në intervistën për KosovaPress tregon se ka shumë raste të viktimave që vijnë për herë të tretë apo të katërt.

Hamiti thekson se kapacitetet për pranimin e viktimave janë për 20 persona dhe se ndodhë të tejkalohet kjo shifër. Megjithatë, shton se në raste të tilla bëjnë modifikime brenda hapësirës së qendrës.

Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve ofron shërbime për viktimat e dhunës në familje për regjionin e Prishtinës, përfshirë kryeqytetin dhe komunat si Podujeva, Lipjani, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Drenasi.

Shumë gra bashkë me fëmijët e tyre detyrohen të vijnë në strehimore, meqë nuk kanë ku të shkojnë.

Të rralla nuk janë rastet kur ato nuk kanë mundësi të bëjnë zgjidhje dhe detyrohen të qëndrojnë edhe më gjatë se që është e paraparë.

Hamiti thotë se edhe komunat e rajonit të Prishtinës duhet të ndjekin shembullin e kryeqytetit për të mbështetur financiarisht viktimat e dhunës në familje.

Qysh nga fillimi i vitit, strehimoret kanë kaluar nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë. Hamiti shpreson për linjë buxhetore të qëndrueshme që të arrijnë të ofrojnë shërbime.

Hamiti thotë se fëmijët që qëndrojnë në strehimore, përveç atyre që konstatohet se janë në rrezik, vazhdojnë mësimin në shkollën më të afërt.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Udhëheqësja e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë tregon se po strehojnë edhe viktima të dhunës seksuale, që më pas ofrohen shërbime psiko-sociale përmes psikologëve dhe kurse të ndryshme për punëdore, me qëllim që gratë të kalojnë kohën në aktivitete./Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024