Mbi 750 të arrestuar në Gjermani pas deshifrimit të bisedave sekrete

Mbi 750 të arrestuar në Gjermani pas deshifrimit të bisedave sekrete

Zyrtarët gjermanë të sigurisë thanë sot se kanë arrestuar më shumë se 750 njerëz dhe kishin sekuestruar sasi të mëdha të drogës pasi deshifruan korrespondencën e fshehtë përmes telefonave mobilë.

Hetimi filloi në prill 2020 dhe bazohet në të dhënat e marra përmes komunikimit nga përdoruesit e shërbimit EncroChat, të cilët ishin të përfshirë në tregtinë e paligjshme të drogës, thanë në një deklaratë prokurori i shtetit dhe Shërbimi Federal Penal.

Prokurorja e Shtetit Julia Bussweiler tha për Associated Press se hetuesit francezë dhe holandezë ndihmuan në hetim.


Ata arritën të deshifronin të dhënat dhe kështu të monitoronin komunikimin e kriminelëve që përdorën celularë të koduar në EncroChat.

Hetuesit sekuestruan 3.2 tonë kanabis, rreth 320 kilogramë drogë sintetike, më shumë se 125.500 tableta ekstazi, gati 400 kilogramë kokainë dhe 10 kilogramë heroinë. U sekuestruan 310 armë, më shumë se 12.200 plumba dhe pronë me vlerë 168 milionë euro.

Busweiler tha se hetimi nuk ka përfunduar ende dhe se të dhënat nga biseda po kontrollohen.

“Shumë njerëz janë në paraburgim. Të dhënat janë duke u kontrolluar në mënyrë që të përcaktohet nëse ato janë të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës,” tha ai.

Lexo edhe

Video

error: