Mbi 733 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës antiCOVID-19

Mbi 733 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës antiCOVID-19

Mijëra qytetarë në Kosovë u vaksinuan kundër COVID-19. Prej fillimit të procesit e deri më tani janë 1.572.626 doza të vaksinës. Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërkohë që në vend janë 445 raste aktive me COVID-19.


Në raportin e fundit, IKShPK ka njoftuar për një rast të vdekjes dhe 21 raste të reja që rezultuan pozitivë me COVID-19.

Viktima raportohet të jetë nga Komuna e Prishtinës.

Lexo edhe

Video