Mbi 50 përqind të lejeve të qëndrimit në BE në 2020-n u dhanë për shqiptarët nën 19 vjeç

Mbi 50 përqind të lejeve të qëndrimit në BE në 2020-n u dhanë për shqiptarët nën 19 vjeç

Të rinjtë shqiptarë të moshës nën 19 vjeç po marrin pjesën më të madhe të lejeve të qëndrimit që po jepen nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian për shtetasit jo të BE-së, ku rekordin po e mbajnë fëmijët nën 4 vjeç.


Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, në vitin 2020 u dhanë gjithsej 19.5 mijë leje qëndrimi për arsye familjare për shtetasit shqiptarë, në një nga vendet e BE-së. Nga këta, 52 përqind ishin të moshës nën 19 vjeç, nga 48 përqind që ishte kjo peshë vitin e mëparshëm. Sipas Eurostat, gati 30 përqind e totalit të lejeve të dhëna ishin për fëmijët nën 4 vjeç, një tregues ky që po largohen kryesisht familjet e reja. Vitin e kaluar kjo peshë ishte 24 përqind. 9.8 përqind e lejeve të qëndrimit për arsye familjare u dhanë për fëmijët nga 5-9 vjeç; 7.2 përqind për grupmoshat nga 10-14 vjeç. Për të rinjtë nga 15-19 vjeç u dhanë rreth 5 përqind e totalit.

Italia, Greqia dhe Gjermania po japin pjesën më të madhe të lejeve për fëmijët nën 4 vjeç. Ndërsa Italia dhe Greqia kanë qenë destinacione tradicionale të emigrantëve, Gjermania po rritet vitet e fundit, kryesisht për shkak të personave që po ikin me leje pune në shtetin me ekonominë më të madhe në Europë./Tch/

Lexo edhe

Video

error: