Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Mbi 4.200 punëtorë të arsimit me Covid-19, në shkolla mungojnë maskat dhe dezinfektues

Mbi 4.200 punëtorë të arsimit me Covid-19, në shkolla mungojnë maskat dhe dezinfektues

Mbi 4.200 punëtorë të arsimit janë infektuar me virusin Covid-19, që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë. Ndërkohë, shpeshherë ka mungesë të maskave dhe dezinfektuesve nëpër shkolla.

Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress, përfaqësuesit i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Ymer Ymeri, i cili ka folur edhe për marrëveshjet e fundit, siç është marrëveshja kolektive, si dhe ajo me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin. Për këtë të fundit, ka thënë se është vetëm marrëveshje gojore.

Gjysëmvjetori i dytë i këtij viti shkollor në nivelin fillor dhe të mesëm ka filluar më 18 janar. Prej asaj date shumë nxënës dhe mësimdhënës janë infektuar duke ndodhur kështu dhe mungesa e tyre në mësim.

Ymeri tha se frikësohen se rritja e numrit të infektuarve që ka ndodhur gjatë ditëve të fundit, do të ndikojë edhe në rritjen e numrit të infektuarve nga personeli arsimor, gjë që mund ta dërgoi ndonjë shkollë te varianti C.

Ymeri: Varianti C më pak frytdhënës se sa variantet e tjera

Video:

“Numër të saktë nuk kemi por mund të themi se punonjës të arsimit, duke i përfshirë edhe mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të cilët janë të angazhuar drejtpërdrejtë në procesin mësimor, kemi mbi 4200, kemi frikë që rritja e numrit të infektuarve ditëve të fundit, do të ndikoj edhe në rritjen e numrit të infektuarve nga personeli arsimor, dhe kjo mund ta qoj ndonjë shkollë tek varianti C, pra tek mësimi online, variant i cili është më pak frytdhënës sesa variantet e tjera…Mbesim me shpresë që mësimdhënësit dhe nxënësit të ruajnë distancën, të vendosin maskat  dhe të përdorin dezinfektues”, tha ai

Ymeri tha se ani se Ministria e Arsimit kishte ndarë buxhetin për mjetet higjenike dhe për pagesat shtesë, prapë nëpër shkolla ka mungesa të maskave dhe shumë shpesh edhe të dezinfektuesve.

 Ymeri: Drejtoritë komunale nuk u kujdesën për mjetet higjenike


Video:

“Jemi të zhgënjyer në drejtoritë komunale të arsimit, kanë pasur një buxhet të aprovuar nga Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Arsimit, edhe për mjetet higjenike por edhe për pagesat shtesë të mësimdhënësve që mbajnë orë përtej normave. Nuk e kanë shfrytëzuar asnjërën, shpeshherë ka mungesë të maskave nëpër shkolla, ashtu qysh e parasheh Instituti i Shëndetësisë, shumica e mësimdhënësve dhe nxënësve i përdorin maskat e veta, dezinfektues shumicën e rasteve ka nëpër shkolla, por kemi edhe raste kur nuk ka”, tha ai

Ymeri u ndal edhe te nënshkrimi i marrëveshjes kolektive në mes SBASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit, ku tha se është në procedurë të shtypjes. Sipas tij, arsyeja e mos publikimit të marrëveshjes është bërë për të mos ndikuar në fushatën zgjedhore.

Ymeri: Dy marrëveshje, njëra e nënshkruar dhe tjetra vetëm gojore

Video:

“Kemi dy lloje të marrëveshjes. Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive që e kemi me Ministrinë e Arsimit. Kontrata është marrë nga Ministria e Arsimit dhe është në procedurë e shtypjes…është pothuajse e njëjta kontratë, vetëm me disa beneficione shtesë për të punësuarit, siç është edhe paga e 13 në fundvit, e cila është e lidhur me përformancen e mësimdhënësve…kryetarët e shoqatave  sindikale i kanë nga dy orë më pak se sa që e parasheh norma me qëllim që të bëjnë aktivitet sindikal brenda javës, për t’i sensibilizuar punëtorët e arsimit dhe nxënësit të punojnë me shumë… Ndërsa pjesa e dytë e marrëveshjes është gojore, nuk e kemi të nënshkruar  me kryeministrin në detyrë për shtesa në paga e cila kërkesën tonë në shumë  prej 300 euro që e kemi pas për tetor, nëntor, dhjetor. Jemi dakorduar me nda në dy pjesë, pjesa e parë me pagat e muajit shkurt, dhe pjesa e dytë në muajin maj”, tha ai.

Në fund Ymrti tha se SBASHK pret nga Qeveria e re që të jetësohen marrëveshjet që ata kanë me Ministrinë e Arsimit.

Ymeri: Te jetësohet edhe pjesa e dytë e marrëveshjes

Video:

“Ne presim marrëveshjet dhe obligimet që i merr Qeveria e Kosovës, qeveria tjetër që vjen t’i vazhdojë këto marrëveshje. Kemi bindjen e plotë se do të gjejmë mirëkuptim, gjithmonë në interes të punëtorëve arsimor dhe në interes së ngritjes cilësisë dhe të mbarëvajtjes së mësimit, presim të jetësohet edhe pjesa e dytë e marrëveshjes në muajin maj”, shtoi ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: