Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Mbi 35 për qind dalja e votuesve në Lipjan, qytetarët kërkojnë ndryshim rrënjësor

Mbi 35 për qind dalja e votuesve në Lipjan, qytetarët kërkojnë ndryshim rrënjësor

Përkundër vështirësive të shkaktuara nga moti i ligë, në komunën e Lipjanit kanë votuar mbi 35 për qind e qytetarëve, që për zyrtarët komunal zgjedhor, dalja është e kënaqshme.

Ndërsa, qytetarët e kësaj komune presin ndryshim rrënjësor pas këtyre zgjedhjeve.

Hamza Kadriu, zyrtar i lartë në Komisionin Komunal Zgjedhor në Lipjan, tha për KosovaPress distribuimi i materialit nëpër qendra të votimit edhe për kundër vështirësive nga moti i ligë është bërë me kohë, vendvotimet janë hapur me kohë dhe procesi i votimit ka filluar me kohë.

“Votuesit paradite kanë dalë në numër më të vogël deri në orën 11:00, mirëpo në raportin e fundit që e kemi marrë nga terreni, dalja mund të themi se është e kënaqshme. Kanë dalë në votime 20 mijë e 416 votues ose në përqindje 35.4 për qind. Ekipet mobile kanë funksionuar në terren, dy ekipe kanë përfshirë qendrën e paraburgimit she shtëpinë korrektuese, katër ekipe kanë qenë të angazhuara me personat e infektuar me Covid-19, ndërsa tri ekipe për personat me aftësi kufizuar”, tha Kadriu.

Qytetari nga Lipjani, Isa Bahtiri tha për KosovaPress se pret ndryshim rrënjësor pas këtyre zgjedhjeve.

“Pres ndryshim rrënjësor, sepse gati është rrëzuar për toke ky vend. Çka duhet me bërë qeveri e ardhshme? Natyrisht me një drejtësi, me një guxim, dhe pa kompromis ndaj së keqes”, tha Bahtiri.


Edhe Bajrush Berisha qytetar pret që në qeverisjen e ardhshme të këtë mirëqenie më të mirë, punësim dhe zhvillim ekonomik.

“Presim sikur shumica që po pret, punë më të mira, me drejtësi…Menaxhim me drejtësi… për mirëqenie sociale, për punësim”, tha Bahtiri.

Në qendrën më të madhe të votimit në Lipjan, në shkollën “Ismail Luma” dalja e qytetarëve për të votuar është më e ulët se në zgjedhjet e kaluara për shkak të motit të ligë.

Menaxheri i kësaj Qendre, Driton Sadiku tha për KosovaPress se në këtë shkollë, të drejt vote kanë  4 mijë 531 votues, ndërsa deri në orën 14:00 kanë votuar vetëm 1300 prej tyre.

Sadiku thotë se pasdite numri i votuesve është rritur, por që respektimi i masave për parandalimin e përhapjes së Covid 19 ishte për të dëshiruar.

Deri në këto momente kur po flasim janë diku 1 mijë e 300 qytetarë që iu kanë përgjigjur vullnetit demokratik për me votuar. … Ajo që vlen të theksohet, është që kur pati dalje më   të madhe të  qytetarëve,  distanca e tyre ishte më e vogël. Megjithatë numri më i madhe i tyre janë me maska, por edhe ne si qendër jemi pajisur me maska rezervë për t’iu dhënë maska qytetarëve këtu…. Edhe temperaturat e ulëta sot nuk po lejojnë një dalje më të madhe, por në këto momente ka një lëvizje më të madhe të qytetarëve”, tha ai.

Komuna e Lipjanit ka 57 mijë e 714 votues, 34 qendra të votimit dhe 78 Vendvotime.

Lexo edhe

Video

error: