Mbi 300 raste aktive me COVID

Mbi 300 raste aktive me COVID

Kosova, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, vazhdon të ketë një situatë të qetë pandemike. Gjithsesi, ekspertët shëndetësorë ftojnë qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID si dhe apelojnë që të vaksinohen.

Aktualisht në vendin tonë janë 312 raste aktive me sëmundjen COVID.


Nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, deri më sot janë regjistruar 161,262 raste me COVID, prej tyre 2,989 persona humbën jetën ndërsa 157,961 llogariten të shëruar.

Sa i përket vaksinimit, prej fillimit të këtij procesi në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.534 doza të vaksinës.

Sipas të dhënave të fundit, 776.820 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.