Mbi 3.88 miliardë doza të vaksinës kundër COVID janë dhënë në të gjithë botën

Mbi 3.88 miliardë doza të vaksinës kundër COVID janë dhënë në të gjithë botën

Më shumë se 3.88 miliardë doza vaksinash kundër koronavirusit janë dhënë në botë, nga të cilat më së shumti në Kinë – 1.55 miliardë.

Sipas të dhënave të botuara në faqen “Ourworldindata.org”, Kina ndiqet nga India me 435.2 milionë doza vaksinash, SHBA me 341.82 milionë, Brazili me pothuajse 132 milionë.


Në Evropë, Gjermania kryeson me 89.39 milionë doza vaksinash, Britania e Madhe me 83.39 milionë, Franca 68.06 milionë, Turqia 67.05 milionë dhe Italia 65.32 milionë. Deri më tani, 77.73 milionë doza të vaksinave janë dhënë në Japoni.

Shumica e vaksinave COVID-19 jepen në dy doza, kështu që numri i vaksinave nuk është i barabartë me numrin e njerëzve që janë vaksinuar plotësisht.

Të dhënat e botuara në faqen e Worldometers tregojnë se më shumë se 194.96 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus në botë, dhe më shumë se 4.17 milionë kanë vdekur.

Lexo edhe

Video