Mbi 21 mijë raste aktive me COVID-19

Mbi 21 mijë raste aktive me COVID-19

Është rritur numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë. sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) aktualisht në vend janë 21 mijë e 668 raste aktive me COVID-19.

Numri më i lartë i rasteve aktive me COVI-D19 është në Komunë e Prishtinës. Në këtë komunë janë 8 mijë e 49 raste aktive me koronavirus. Me numrin e lartë të rasteve aktive është edhe Mitrovica me 1 mijë e 587, më pas Peja me 1 mijë e 487, Prizreni me 1 mijë e 281, Fushë Kosova me 1 mijë e 199, Gjilani më 1 mijë e 189, Gjakova me 1 mijë, dhe komuna të tjera me qindra raste.

Në raportin e fundit IKShPK njoftoi edhe për dy raste të vdekjes dhe 2 mijë e 707 raste të reja që rezultuan pozitivë me koronavirus.

Ndërkohë që nga 22 janari kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19, kjo pas rritjes së numrit të të infektuarve. Sipas masave nga ora 22:00 është vendosur ora policore, ndërsa gastronomia lejohet të ushtrojë veprimtarinë e saj deri në orën 21:00.


Masë tjetër e që ngjalli reagime jo vetëm të qytetarëve por edhe të shteteve fqinje është edhe ajo që çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me tri doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19;certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

Një masë si kjo iu kërkua ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi që ta shqyrtojë dhe ta shfuqizojë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Lafiti ka sqaruar  se me masat e reja për parandalim të përhapjes së COVID-19 kurrë nuk kanë kërkuar dhe asnjëherë nuk kanë qenë  të domosdoshme tri dozat e vaksinës anti-COVID.

Sipas tij kjo masë lehtë mund të largohet pasi asnjëherë nuk ka qenë.

Latifi ka treguar se në Kosovë mund të hyjnë lehtësisht qytetarët qe kanë dy doza të vaksinës anti-COVID por që gjithsesi nevojitet edhe testi PCR-negativ.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.