Mbi 2 mijë aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më 3 gusht kanë pranuar 2 mijë e 102 aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor në Kosovë. Prej këtyre aplikacioneve, janë aprovuar 1 mijë e 960, ndërsa 141 të tjera nuk i kanë plotësuar kriteret juridike.

Aplikuesit të cilët i plotësojnë kriteret ligjore si regjistrues jashtë vendit, mund te votojnë përmes postës, votim ky i cili fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ deri me 15 tetor 2021.

Aplikimi për regjistrim i shtetaseve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, për te votuar me postë, mund te bëhet deri më 18 gusht.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u tha se deri tani rreth – mijë qytetarë kanë kërkuar të ndërrojnë qendrën e tyre të votimit.


Janë 933 kërkesa lidhur me këtë, prej tyre 783 janë paraqitur.

Periudha për ndërrimin e qendrës së votimit vetëm brenda komunës do të përfundojë̈ më 7 shtator.

Ndërsa periudha e aplikimit për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 16 tetorit, përfundon më 16 gusht për partitë politike, gjithashtu edhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për kryetar te komunave apo kuvende komunale.

Në mbledhjen e KQZ-së u tha se deri më tani kanë pranuar 7 aplikime të subjekteve politike, prej tyre 4 iniciativa qytetare, 1 parti politike dhe 2 kandidatë të  pavarur.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.