Mbi 19 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 19 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Krahas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, është rritur edhe numri i rasteve aktive me këtë virus.

Aktualisht në vend janë 19 mijë e 519 raste aktive me COVID-19. Prishtina vazhdon të prijë me numrin shumë të lartë të rasteve aktive me COVID-19. Vetëm në këtë komunë janë 7 mijë e 426 raste aktive me COVID-19, ndërsa 1 mijë e 576 raste janë në Komunën e Mitrovicës, 1 mijë e 481 në Pejë, e 1 mijë e 30 në Fushë Kosovë. Janë dhe komuna të tjera që kanë raste aktive me COVID-19.

Ndërkohë që në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për dy raste të vdekjes dhe 2 mijë e 243 raste të reja pozitive me COVID-19.


Shkak i rritjes së numrit të rasteve institucionet shtetërore morën vendim për masa të reja antiCOVID-19. Ndër masat e marra janë moslejimi i hyrjes në Kosovë për personat që nuk janë vaksinuar edhe me dozën e tretë

“Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: 2.1 Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19; 2.2 Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore)”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

E kjo ngjalli reagime të shumta jo vetëm nga qytetarët por edhe nga shtetet fqinje.

Ndërkohë që si masë është edhe që gastronomia të punojë deri në orën 21:00, ndërsa qytetarët do të mund të qarkullojnë vetëm deri në orën 22:00.

Lexo edhe

Video

2 Comments

  • […] Mbi 19 mijë raste aktive me COVID-19 në KosovëDy të vdekur dhe 2.243 raste të reja me COVID-19MSh: Qytetarët e Kosovës në hyrjet kufitare nuk ka nevojë t’i kenë tri doza të vaksinësReagimet për masat e reja, flet ministri i Shëndetësisë […]

  • […] Mbi 19 mijë raste aktive me COVID-19 në KosovëDy raste të vdekjes dhe 2707 raste pozitive me COVID-19ShSKUK: 158 pacientë në trajtim nga Covid-19​Shqiptohen 539 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19MSh: Qytetarët e Kosovës në hyrjet kufitare nuk ka nevojë t’i kenë tri doza të vaksinësShtetasit e Shqipërisë të zhgënjyer me masat e qeverisë për hyrje në KosovëKryetari i Bujanovcit i kërkon Kurtit të rishikohen masat për hyrje-dalje në KosovëSinani: Masat e reja anti-COVID të Kosovës kufizojnë lirinë e lëvizjes, të rishikohen nga QeveriaMos mendoni se COVID po arrin “fundin e lojës”, paralajmëron OBSHU miratuan rekomandime të reja për udhëtime brenda BE-së […]

Komentet janë të mbyllura.