Mbi 1300 persona nën rrënojat e teatrit të Mariupolit

Mbi 1300 persona nën rrënojat e teatrit të Mariupolit

Mbi 1 300 persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e teatrit në Mariupol, raportoi sot komisionerja për të Drejtat e Njeriut, Liudmyla Denisova.


”Deri më tani janë evakuuar 130 persona, megjithatë, sipas të dhënave tona, në ato bodrume gjenden ende mbi 1 300 persona. Lutemi që të gjithë të jenë gjallë, por për momentin nuk ka asnjë informacion”, tha Denisova.

Sipas saj, pothuajse 70% e banesave të qytetit janë dëmtuar, ndërkohë që disa prej janë shkatërruar plotësisht, çka tregon se mund të ketë një numër të madh viktimash, për shkak të vështirësisë për të ndërhyrë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.