Mbi 1 mijë e 700 raste aktive me COVID-19

Mbi 1 mijë e 700 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në vend janë 1 mijë e 737 raste aktive me koronavirus.

Ndërkohë që në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një rast të vdekjes dhe 41 raste të reja që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.


Për mbrojtje nga infektimi me koronavirus, institucionet shëndetësore dhe shtetërore po bëjnë thirrje për vaksinim. Deri më tani në Kosovë janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës. Kurse  sipas të dhënave të IKShPK-së 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kujtojmë që në javën e fundit të gushtit pati rritje të numri të të vdekurve por edhe të rasteve pozitive, për çka institucionet shtetërore morën vendim për masa të reja përmes të cilave synohej të parandalohej përhapja e këtij virus vdekjeprurës.

Masat antiCOVID-19 të vendosura fillimisht për dy javë, janë ende në fuqi. Theksojmë se masat në cdo dy javë kanë pasur ndryshime.

Lexo edhe

Video

error: