Mbeti pa medalje, reagon trajnerja e Donjeta Sadikut
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Boksierja Donejta Sadiku nuk ka arritur të rrëmbejë medalje olimpike në Lojërat Olimpike që po zhvillohen ë Paris pasi ajo u ndal në luftën e dytë të saj, por pati paraqitje dinjitose në të dy meçet.

Pas përfundimit të kësaj aventure, ka reaguar trajnerja e Sadikut, Marjola Sallauka e cila ka lavdëruar paraqitjen e saj.

“Donjeta, kokën lartë kampionia jonë, me zemër prej luaneshe luftove deri në atomin e fundit për fitore por nuk e deshi fati që këtë olimpiadë të stolisesh me medalje, megjithatë i tregove botës që një e tillë do të jetë e jotja së shpejti. “Rruga drejt kualifikimit për këto lojëra ishte shumë sfiduese por që ia dolëm me super paraqitje të sigurojmë normën Olimpike”, ka shkruar Sallauka në Facebook.

Më tutje ajo është shprehur e bundur se e ardhmja e Donjetës është e ndritur dhe se do të sjellë shumë medlaje të tjera, raporton KosovaPress.

“Një fitore të madhe e arrite në garën më të madhe botërore, e dje ju tregove te gjithëve se si luftohet, edhe pse në këtë pikë nuk ke pse i dëshmon askujt asgjë, në një moshë të re që je tanimë ke shkruar shpesh histori për boksin e Kosovës. Jam krenare me ty e me luftërat tua sepse vetëm un e di që dhe gjithçka nga vetja për këto meçe, ashtu deshi fati dhe nuk munde të jesh 100% yt. E njoh shpirtin tënd luftarak prandaj e di që nuk dorëzohesh, do të jesh edhe më e fortë, e së bashku do ta arrijmë çdo medalje. Faleminderit Kosovë , e kemi ndjerë më shumë se kurrë mbështetjen tuaj. Shihemi në garat e ardhshme”, ka përfunduar Sallauka.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024