Mbesa e princeshës Diana në festën ‘e shthurur’ me milionerin 30 vjet më të madh

Mbesa e princeshës Diana në festën ‘e shthurur’ me milionerin 30 vjet më të madh

Foto të reja publikohen sot me mediat britanike ku shihej Lady Kitty Spencer, mbesa e princeshës së ndjerë Diana, duke u zbavitur pa kokëçarje me mikeshat e saj, disa ditë para martesës ekstravagante në Romë.

30-vjeçarja u martua me biznesmenin 62-vjeçar të shitjeve Michael Lewis, në një kështjellë të shekullit të 17-të në fundjavë, por në ditët para dasmës ajo kishte bredhur nëpër Firence duke u zbavitur me shoqet e ngushta.

Siç zbulohet së fundmi grupi kishte bërë një turne me makinë rreth zonëve vreshtore italiane, ku një prej pronarëve kishte realizuar fotot.


Kitty me shoqet kishin pozuar në motoçikleta epoke dhe kishin ndaluar në bujtinën e familjes Luiano në rajonin verë-prodhues të Chianti.

Aty pronari kishte pikasur nusen bukuroshe dhe e kishte njohur nga mediat se kishte një të ftuar VIP.

“Ne gjithmonë mirëpresim nuset nga e gjithë bota, por u nderuam për nusen speciale Kitty që pritëm për celebrimet e saj paramartesore! Mezi presim nuse të tjera në Luiano!”, shkroi Alessandro.

Gati një jave feste me shoqet, Kitty nisi eventet zyrtare të martesës, me provën e përgjithshme të dasmës në Galleria Del Cardinal, ku priten darkët e mëdha në Romë. Ndërsa martesa u zhvillua në vilën Villa Aurelia që jepet me qira rreth 25.000 euro në ditë, me pamje panoramike të Romës.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.