Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Mbërrijnë 100.000 vaksina të tjera antiCOVID në Shqipëri

Mbërrijnë 100.000 vaksina të tjera antiCOVID në Shqipëri

Sot kanë arritur 100.000 vaksina të tjera antiCOVID-19 në Rinas të Tiranës, ndonëse me një ditë vonesë për shkak të bllokimit të aeroportit nga kontrollorët e trafikut ajror.


Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

“Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100.000 vaksina të tjera antiCOVID. Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë”, shkruan Rama në Facebook./tch-atsh

Lexo edhe

Video

error: