Mbappe: Unë tifoz i Milanit? Po të thoja ndryshe do më vrisnin

Pasi rinovoi kontratën me Paris-Saint-Germain duke e bllokuar kalimin te Real Madridi, Kylian Mbappe vazhdon të flas dhe të zbulojë shumë gjëra rreth tij, sidomos ato që kanë të bëjnë me aspektin sportiv.

Sa fundi, ylli i PSG-së, ka treguar se e mbështet Milanin dhe zbuloi se foli me Liverpool-in përpara se të vazhdonte kontratën e tij me gjigantët e Ligue 1.

Ylli francez ka nënshkruar së fundmi një zgjatje të kontratës me PSG-në deri në qershor të vitit 2025, duke refuzuar një ofertë të madhe nga Real Madridi, përcjellë KosovaPress.

Sidoqoftë, “merengezët” nuk ishin klubi i vetëm me të cilin foli lojtari, ndërsa kontrata e tij po skadonte, pasi Liverpooli gjithashtu shfaqi interesimin e tyre për të nënshkruar me fituesin e Kupës së Botës me Francën në vitin 2018.

“Kam folur me Liverpoolin sepse është klubi i preferuar i mamasë sime. Nuk e kuptoj pse ajo i mbështet “Të kuqtë”, ju duhet ta pyesni atë”, tha ai për “La Gazzetta dello Sport”.

“Përveç shakave, ata janë një klub i madh. I kisha takuar tashmë pesë vjet më parë kur luaja për Monacon. Kësaj radhe folëm shkurt, por në fund zgjedhja ishte mes Real Madridit dhe PSG-së. Të gjithë e dinë që doja të shkoja në Madrid verën e kaluar, sepse mendova se ishte zgjedhja e duhur”, shtoi ai.

Një foto e Mbappe-s i veshur me një fanellë të Milanit si fëmijë ishte bërë virale gjatë javëve të fundit, kështu që Mbappé u pyet për mendimin e tij për kuqezinjtë, të cilët sapo kanë fituar Scudetton e 19-të në historinë e tyre.

“Lidhja ime me Milanin është e veçantë. Dadoja ime ishte italiane dhe kaloja shumë kohë me familjen e saj, ata të gjithë e mbështesnin Milanin”, ka treguar ai.

“Falë tyre, kam parë shumë ndeshje të Milanit dhe jam bërë tifoz i tyre. Unë thosha: nëse do të luaj ndonjëherë në Itali, do të jetë vetëm te Milani. Po të kisha thënë diçka ndryshe, do të më kishin vrarë…”, tha në fund Mbappe.

ndryshe do më vrisnin

Lexo edhe

Video