Mbappe mund të rinovojë kontratën e tij me PSG

Mbappe mund të rinovojë kontratën e tij me PSG

Ylli francez Kylian Mbappe mund të vendosë që të rinovojë kontratën e tij me gjigandin francez Paris Saint-Germain, raporton “Le Parisien”.

Verën e kaluar Mbappe e kishte bërë të qartë që dëshiron të transferohet te Real Madridi, ndërsa në kontratën e tij momentale ka edhe gjashtë muaj të mbetur me PSG, përcjell KosovaPress.


Real Madridi dëshiron me çdo kusht që të nënshkruajë me Mbappen në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë, por ky transferim mund të mos ndodh këtë verë, pasi që spekulohet se Mbappe është i lumtur te PSG.

Që prej kalimit nga Monaco te Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka arritur të bëjë 196 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 150 gola dhe 76 asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video