Mbappe: Largohem nga PSG vetëm për Real Madridin

Mbappe: Largohem nga PSG vetëm për Real Madridin

Ylli francez Kylian Mbappe në një intervistë për “L’Equipe” e ka konfirmuar që ëndrra e tij është që të transferohet te gjigandi spanjoll Real Madrid.

Gjatë afatit kalimtar veror të transferimeve, Real Madridi kishte bërë dy oferta drejt Paris Saint-Germain për Kylian Mbappe, por që të dyja ishin refuzuar nga krerët e gjigandit francez, pasi që nuk ishin afër shumës të cilën e kërkonin ata, përcjell KosovaPress.

Tani, Mbappe ka thyer heshtjen mbi të ardhmen e tij, duke treguar se kishte kërkuar largimin nga PSG, vetëm për t’iu bashkuar Real Madridit.


“Kur them se do të largohem, jam duke folur vetëm për Real Madridin. Reali kishte bërë një ofertë. Mendoja që kohës sime te PSG i kishte ardhur fundi. Logjikisht, të largohesha ishte hapi më i mirë i radhës”, tha Mbappe.

“Klube të tjera? Jo. Jam i lidhur me Parisin, dhe nëse do të largohesha këtë verë, do të largohesh vetëm drejt Real Madridit”, shtoi ylli francez.

Kylian Mbappe ka kontratë aktuale me Paris Saint-Germain deri në fund të sezonit 2021/22, ku në rast që nuk pranon të rinovojë kontratën e tij, ylli francez pritet t’i bashkohet Real Madridit me parametra zero.

Lexo edhe

Video

error: