Mbappe: Ky është mesazhi im për tifozët e Real Madridit

Mbappe: Ky është mesazhi im për tifozët e Real Madridit

Sulmuesi i Paris-Saint-Germain Kylian Mbappe është ndalur të flas për lidhjen e tij me Real Madridin, skuadër e cila ishte shumë afër transferimit të tij, por lojtari në fund vendosi që ta vazhdojë kontratën me skuadrën franceze.

Ai së pari ka konfirmuar se Reali bëri maksimumin për t’i siguruar shërbimet e tij dhe se do ta ketë një telefonatë personalen pe Florentino Perezin.

“Kam respekt të madh për Real Madridit dhe Florentino Perezin. Ata bënë gjithçka për mua dhe provuan të më bëjnë të lumtur, kjo është arsyeja pse do ta telefonoj personalisht, kemi marrdhënje të afërt. Unë vendosa për të mirën time dhe mendoj se mora vendimin më e duhur”, tha Mbappe.


Tifozët e Realit ishin të bindur se Mbappe do ta bënte dyshen e sulmit së bashku me Karim Benzeman, por mbetën të zhgënjyer dhe Mbappe ka lëshuar një mesazh në drejtim të tyre.

“Iu them falemnderit që gjithmonë më kanë konsideruar si njërin prej tyre. Ua kuptojë zhgënjimin dhe shpresoj që edhe ata të më kuptojnë mua. Thjeshtë vendosa të qëndrojë në vendim time”, theksoi Mbappe.

Kontrata e re e Kylian Mbappes me PSG-në skadon në vitin 2025.

Lexo edhe

Video