Mbappe i kërkon drejtuesve të PSG-së transferimin e yllit të Barçës

Mbappe i kërkon drejtuesve të PSG-së transferimin e yllit të Barçës

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe thuhet se i ka kërkuar kampionëve të Ligue 1 që të nënshkruajnë memesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.

Javën e kaluar, Mbappe nënshkroi një kontratë të re me PSG-në, e cila përfshin të drejtën që ai të jap idetë e tij edhe jashtë fushës, në veçanti për nënshkrimet e ardhshme nga skuadra.

De Jong u paraqit 46 herë për Barçën këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe pesë asistime në të gjitha garat, por PSG nuk është i vetmi klub që ka interes për shërbimet e tij, me Manchester United që gjithashtu besohet të jetë duke e vëzhguar situatën.


Sipas “Fichajes”, skuadra e Xavit është e gatshme të shesë holandezin pasi gjigantët katalanas kërkojnë të mbledhin fonde për nënshkrime të reja në afatin kalimtar veror, përcjellë KosovaPress.

25-vjeçari besohet se dëshiron të luajë së bashku me Mbappen dhe kjo është një arsye që ai po e favorizon këtë skuadër para Manchester United.

Që kur mbërriti në “Camp Nou” në vitin 2019, De Jong ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 17 asistime në 139 paraqitje për Barçën.

Lexo edhe

Video