Mbappe flet për raportet e tij me Neymarin

Mbappe flet për raportet e tij me Neymarin

Kylian Mbappe e ka përshkruar marrëdhënien e tij me shokun e skuadrës së Paris Saint-Germain, Neymar, si “respektuese”.

Dyshja e kishte nisur sezonin e ri në formë sensacionale, duke ndihmuar PSG-në të shënonte 24 gola gjatë gjashtë ndeshjeve të Ligue-1.

Momentalisht Neymar e ka tejkaluar partnerin e tij, duke kontribuar me shtatë gola dhe gjashtë asistime në krahasim me Mbappen me gjashtë gola.


Megjithatë, në fundjavën e dytë të sezonit kundër Montpellier, Neymar theu rregullin e klubit duke e ekzekutuar një penallti edhe pse Mbappe e ka atë përgjegjësi, përcjellë KosovaPress.

Të gjitha këto zhvillime bënë që në media të flitet për një krisje të mardhenjeve mes dy sulmuesve.

“Për të folur për Neymarin, ky është viti i gjashtë, mendoj se ne gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të tillë bazuar në respekt, por gjithmonë kemi pasur momente të tilla ku ndonjëherë ne kemi pasur momente që ishin pak më të ftohta dhe momente që ishin pak më të nxehta. Ka raste, do ta shihni, kur ne jemi miqtë më të mirë dhe ndonjëherë nuk flasim aq shumë, është natyra e marrëdhënies sonë që është e tillë.”, tha Mbappe.

PSG do të ballafaqohet me Juventusin sonte në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Lexo edhe

Video