Mbappe e Neymar nuk largohen nga Parisi

Mbappe e Neymar nuk largohen nga Parisi

Pandemia e Koronavirusit ka tronditur të gjithë strukturën sportive dhe ka shkaktuar një ndryshim të papritur të planifikimit të garave dhe të klubeve.

Sipas L’Equipe, kriza e Koronavirusit e bën largimin hipotetik të Neymarit ose Mbappésë në muajt e ardhshëm të duket i pamundur. Organizimi i datave për mbylljen e ligave kombëtare nuk lë hapësira për transeferimin e lojtarëve brenda verës.

Prandaj, te PSG janë të bindur, gjithnjë sipas gazetës franceze, për vazhdimësinë e dy “yjeve” në “Parc des Princes”. Në rastin e Mbappésë, presidenti Nasser Al-Khelaifi as që e ka vënë ndonjëherë në diskutim shitjen e tij, por edhe Neymar po e kupton që situata nuk e favorizon, ndonëse dëshira e tij e madhe është të kthehet te Barcelona.


Burime pranë lojtarit sigurojnë mediet franceze se braziliani nuk po e konsideron rikthimin e tij te “blaugranat” tani për tani, por nuk ka plan as të rinovojë kontratën.

Sipas rregullave të FIFA-s, Neymar mund ta prishë kontratën në mënyrë të njëanshme (pasi të mbyllë sezonin e tretë) me kusht që klubi që do ta blejë të paguajë 180 milionë euro për kartonin e tij.

Një shifër të cilën Barça nuk pranoi ta paguante verën e kaluar, kur ishte një situatë më komode ekonomike sesa ajo që prezantohet në muajt në vijim.

Lexo edhe

Video