Mbappe bën hapin tjetër për t’u transferuar në Real Madrid

Mbappe bën hapin tjetër për t’u transferuar në Real Madrid

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe thuhet se është i gatshëm të pranojë ulje të pagës në mënyrë që t’i bashkohet Real Madridit këtë verë.

E ardhmja e 23-vjeçarit në “Parc des Princes” mbetet e pasigurt pasi kontrata e tij aktuale skadon më 30 qershor.

Real Madridi ka qenë i lidhur fuqishëm me nënshkrimin e Mbappes, me një raport që pretendon se kampionët e La Ligës janë optimistë se do ta bindin sulmuesin të shkojë në radhët e tyre, përcjellë KosovaPress.


Sipas “Marca”, Mbappe po planifikon t’i bashkohet Real Madridit këtë verë dhe është i përgatitur të pranojë edhe ulje të pagës në mënyrë që të përfundojë kalimin e tij në “Santiago Bernabeu”.

Raporti shton se francezi ka qenë i hapur ndaj perspektivës për të qëndruar në PSG, por sulmuesi ende nuk është bindur nga projekti sportiv i klubit dhe ai tani synon një sfidë të re me “Los Blancos”.

Mbappe ka shkëlqyer në sezonin 2021-22, duke shënuar 35 herë dhe duke dhënë 23 asistime në 43 paraqitje për PSG-në në të gjitha garat.

Lexo edhe

Video