Mbajtën të mbyllura dy vajza, dërgohen të mbajtje dy persona

Mbajtën të mbyllura dy vajza, dërgohen të mbajtje dy persona

Hetuesit policor të stacionit të Drenasit, sot kanë arritur të sigurojnë prezencën e dy personave të dyshuar për veprat privim i kundërligjshëm nga liria, lëndim trupor, sulm dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.


Sipas Policisë, rasti është raportuar në nëntor të vitit të kaluar, nga ankueset (femra), sipas të cilave pa dëshirën e tyre janë mbajtur të mbyllura në dy lokacione të ndryshme, si dhe janë sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar.

“Personat e dyshuar V.M, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. S, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e  nevojshme, para se rasti të procedohet më tej”, thuhet në një njoftim të Policisë.

Lexo edhe

Video