Nis“Forumi i Prespës”, liderët e rajonit janë mbledhur në Ohër

Nis“Forumi i Prespës”, liderët e rajonit janë mbledhur në Ohër

Ka nis ‘Forumi i Prespës’, një konferencë e organizuar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, ku marrin pjesë lider të rajonit të Ballkanit Perëndimor, të tjerë zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Në këtë konferecnë do të jetë edhe i dërguari Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Po ashtu aty do të jetë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, presidenti i Malit të Zi, Milo Dukanovic, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kryeministri i Serbisë Ana Brnabiq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.


Konferenca, e cila është titulluar ‘Ballkani Perëndimor, Puzzle i munguar për plotësimin e Evropës’, përqendrohet në nëntë tema, përfshirë rolin e BE-së në botë, demokracia evropiane, vlerat, të drejtat, sundimi i ligjit, siguria, migrimi, ndryshimi i klimës, mjedisi dhe shëndeti.

Konferenca e sotme do të hapet nga kryeministri, Zoran Zaev.

Lexo edhe

Video