Mbahet liturgji në kishën serbe në kampusin e UP

Mbahet liturgji në kishën serbe në kampusin e UP

Mediat serbe sot raportuan se Kisha Ortodokse Serbe ka mbajtur liturgji fetare në kishën në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës.

Kjo është hera e parë që mbahet liturgji në këtë kishë pas luftës, ndërsa mediat serbe thonë se për herë të fundit aty është mbajtur një rit fetar në vitin 1998.

Ky veprim i raportuar nga mediat serbe ka nxitur reagime të ashpra në Prishtinë.

Organizata Demokracia Studentore reagoi duke thënë se si studentë janë të shqetësuar se si mund të hyjnë klerikët serbë në kampusin universitar dhe të provokojnë në ketë mënyre dhe institucionet e Kosovës të heshtin.

“Të gjithë e dimë që ky objekt simbolizon spastrimin etnik ndaj shqiptareve pasi që është ndërtuar me masa të dhunshme nga forcat pushtuese serbe. Ne kemi kërkuar dhe protestuar shumë herë që ky objekt të shërbejë si muze i krimeve të luftës dhe policia e Kosovës çdo herë na ka bllokuar, ndërsa klerikët serbë nuk po i ndal andaj kjo shumë shqetësuese për ne”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se i respekton liritë fetare por liturgjia e mbajtur sot në një kishe të ndërtuar mbi idetë fashiste, është shkelje e dinjitetit të Kosovës.


“Me gjithë respektin për liritë fetare, liturgjia ortodokse serbe e mbajtur sot në kishën e kontestuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës, kishë kjo e ndërtuar mbi idetë fashiste millosheviqiane, është shkelje e dinjitetit të Republikës sonë e mbi të gjitha ofendim ndaj qytetarëve tanë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka bërë thirrje që urgjentisht të reagojë qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

“Qeveria dhe Komuna të reagojnë menjëherë!”, është shprehur Haradinaj.

Kisha ortodokse serbe, e cila është ndërtuar në hapësirat e Universitetit të Prishtinës në vitin 1992, pas marrjes së dhunshme të pushtetit nga Serbia më 1989, jo vetëm që është ndërtuar në masa të dhunshme por edhe është përkrahur dhe financuar nga Partia e kriminelit, Arkan (Zheljko Razhnjatevic-Arkan)

Kisha është në hapësirat e Universitetit të Prishtinës dhe për ketë nuk ka leje të ndërtimit. Ish-udhëheqja e dhunshme serbe, e cila ka ardhur më 1989, pas rrënimit të Kushtetutës së Kosovës të vitit 1974 , pretendon se më 15.02.1999. i ka lëshuar një leje kësaj kishe, 7 vjet pas ndërtimit të saj.

Ndryshe, Kisha Ortodokse serbe ka qenë nxitësja kryesore për fillimin e luftërave në ish-Jugosllavi dhe përkrahësja e vazhdueshme e kriminelit Millosheviç, si dhe e ka bekuar çdo serb që ka shkuar në luftërat që Serbia i ka bërë në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe së fundi edhe në Kosovë.

Lexo edhe

Video

6 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: