Mbahet koncerti i bateristëve të rinj

Mbahet koncerti i bateristëve të rinj

Shkolla e parë në trojet shqiptare për mësimin e baterive, Tony Drum Studio organizoi koncertin e 7 me radhë për bateri (drums).

Qëllimi i këtij koncerti, ashtu si edhe vitet e kaluara, ishte promovimi i bateristëve të rinj.

Po ashtu, kësaj radhe në pikën hapëse të koncertit u nderuan legjendat e kulturës dhe artit shqiptar që ndërruan jetë gjatë pandemisë.


Në pikën hapëse të koncertit me bateri u luajt kënga “Baresha” e legjendës Nexhmije Pagarusha. Gjatë kësaj pike në monitorin mbrapa shfaqeshin fotot e artistëve të mëdhenj.

Koncerti vazhdoi me bateristët e tjerë që do të luajnë individualisht këngët e përzgjedhura, në përcjelljen e bendit shumë profesional dhe këngëtarëve të skenës sonë.

Koncerti është xhiruar në “Sheshin 21” dhe transmetohet gjatë kësaj jave në RTV 21

Lexo edhe

Video

error: