Mbahet aksion për pastrimin e Tulltores në Prishtinë

Mbahet aksion për pastrimin e Tulltores në Prishtinë

Në prag të shënimit të Ditës së Tokës është organizuar një aksion për pastrimin e Tulltores në Prishtinë.

Në aksionin për largimin e mbeturinave morën pjesë dhjetëra zjarrfikës, pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe policisë.


Kryetari i Prishtinës Përparim Rama me këtë rast ftoi qytetarët që të mbajnë një ambient të pastër.

“Ideja ka qenë që ta shfrytëzojmë këtë moment ta pastrojmë kryeqytetin. Kemi filluar pastrimin e deponive ilegale, hapësirave publike. Lus qytetarët që të kenë parasysh se qyteti është i të gjithëve dhe duhet ta mbajmë pastër. Lus edhe kompanitë e ndryshme të bëjnë hedhjen në deponi. I kemi dy deponi në Obiliq e Mirash. Vetëm se bashku mund të tejkalojmë problemin e madh që e ka Prishtina”, kë thënë ai.

Video