Maxhera: Libri “”Mëvetësimi i Sportit Kosovar 1991-1999 rast i veçantë në botë” fletë për vështirësitë e sportit kosovar gjatë kësaj periudhe

Maxhera: Libri “”Mëvetësimi i Sportit Kosovar 1991-1999 rast i veçantë në botë” fletë për vështirësitë e sportit kosovar gjatë kësaj periudhe

Me rastin e 30 vjetorit të mëvetësimit të sportit kosovar është bërë promovimi i librit “Mëvetësimi i Sportit Kosovar 1991-1999 rast i veçantë në botë”, i autorit Ejup Maxhera dhe bashkautorit të tij, Sejdi Mërkoja.

Të pranishëm në promovimin e këtij libri ishin përfaqësues të shumtë të komunitetit sportiv si kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, sekretari Shasivar Haxhiaj, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si dhe shumë dashamirë dhe figura të shquara të sportit vendor.</p>

Me këtë rast, autori i librit Ejup Maxhera tregoi një historik të shkurtët nëpër të cilin kaloi sporti kosovar gjatë periudhës 1991-1999 nën presionin e okupatorit serb ku u bë një punë e madhe për ta ruajtur aktivitetin sportiv në vendin tonë.

“Në vitet e 90-ta në Kosovë filloi represioni i paparë ndaj popullit tonë nga forcat policore dhe ushtarakë të ish0 Jugosllavisë. Mardhëniet mes republikave dhe krahinave pësuan luhatje deri në atë masë sa që kjo u reflektua edhe në Kosovës ku incidentet e rënda filluan të ndodhin edhe në terrenet sportive. Punëtorët sportiv dhe sportistët kosovar gjithnjë e kishin në mendje vetorganizimin e sportit dhe pikërisht me suprimimin e autonomisë së Kosovës nga Serbia lindi Iniciativa për themelimin e institucioneve sportive të pavaruara i cili u fuqizua me deklaratën kushtetuese të 2 korrikut dhe Kushtetutës së Kaçanikut. Institucioni i pavarur i sportit të Kosovës u themelua më 25 maj 1991 i cili u emërua Bashkimi i Shoqatave të Sporteve të Pavarura të Kosovës dhe në vitin 1992 i riemërua në Federatën e Sporteve të Kosovës.”, tha ai.


Më tutje Maxhera deklaroi se puna në botimin e këtij libri ishte mjaftë e vështirë për shkak se e kishin shumë të vështirë të siguronin materiale që dëshmonin gjendjen e sportit gjatë kësaj periudhe për shkak se shumë materiale ishin humbur ose dëmtuar në masë të madhe.

“Punuam plotë pesë vite pa u ndalur asnjëherë. Takuam shumë akterë për të mbledhur dhe kontrolluar, verifikuar të dhënët e dëshmitë e asaj periudhe. Gjithsesi vështirësi në grumbullimin e materialeve ishin të pashmangshme pasi që kishte nga ato që ishin konfiskuar nga okupatori pas depërtimit të popullatës kosovare dhe pastaj kemi hasur ne materiale të dëmtuara dhe pavarësisht kësaj, këtu dua ta shfrytëzojë rastin t’i falenderoj shumë aktivistët për përkushtimin dhe sakrificën lidhur me ruajtjen e dokumentacionit duke i strehuar nga një vend në vendin tjetër.”, tha Maxhera.

Ndërsa, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi e vlerësoi lartë kontributin e dy autorëve Ejup Maxhera dhe Sejdu Mërkoja për kontributin e tyre në botimin e këtij libri e po ashtu edhe atë të kohës së okupimit serb 1991-1999.

“Ndihem i nderuar që sot po marr pjesë ne promovimin e librit që ka rëndësi të madhe për historinë e sportit të Kosovës. Një libër që pasqyron dekada më të vështira të sportit tonë. Historia nëpër të cilën ka kaluar sporti ynë ka nevojë më shumë së kurrë të shkruhet në libra të tilla në mënyrë që gjeneratë e gjenerate të shohin procesin nëpër të cilin kemi kaluar e aq shumë kohën e izolimit që ishte periudha 1991-1999 të cilën periudhë edhe i dedikohet libër… Të gjithë sportistët tanë kanë bartur me krenari në piedestale të larta të sportit tonë ashtu siç bëri edhe kampionia jonë olimpike Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike 2016 mirëpo edhe shumë garues dhe sportistë nga Kosova nëpër shumë arena ndërkombëtare, evropian dhe botërore. I përgëzojë autorët e këtij libri të cilët sakrifikuan shumë për ta mbajtur gjallë sportin tonë në ekupimit serb, kontribuuesit e mëdhenj Ejup Maxhera dhe Sejdi Mërkoja.”, tha Krasniqi.

Lexo edhe

Video

error: