Maurizio Sarri bëhet problem serioz për Juventusin

Maurizio Sarri bëhet problem serioz për Juventusin

Ish-trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri dëshiron ta përfundojë kontratën e tij me “Zonjën e Vjetër” në afatet e rregullta kohore dhe nuk po konsideron një ndërprerje të parakohshme të marrëveshjes së tij para fundit të sezonit,, raporton “Football Italia”.

Ish-shefi i Chelseat dhe Napolit kishte nënshkruar një marrëveshje tre-vjeçare, 6 milion euro në vit me “Zonjën e Vjetër” në verën e vitit 2019, por u shkarkua pas sezonit të tij të parë, pavarësisht fitimit të një titulli në Serie A.

Juventus është përpjekur të arrijë një marrëveshje për të zgjidhur kontratën e tij dhe të dy palët duket se ishin afër arritjes së një marrëveshjeje kur Fiorentina foli me Sarrin për zëvendësimin e Beppe Iachini, përcjell KosovaPress.


Sarri, megjithatë, nuk është i gatshëm të pranojë një ofertë pune në mes të sezonit, por përfundimisht do të jetë i hapur për t’u bashkuar me Fiorentinën në të ardhmen me kusht që të vendosin një kontratë afatgjate në tryezë.

Ndërkohë, “Football Italia” mëson se Sarri nuk ka ndërmend të ndërpresë kontratën e tij me Juventusin më herët.

Situata mund të ndryshojë nëse një klub i lartë i ofron atij një punë, por ai mbetet hezitues për të marrë përsipër një ekip në mes të sezonit.

Sarri do të marrë pagën e tij të plotë nga Juventusi plus bonuse deri në fund të sezonit por “Zonja e Vjetër” mund të vendosë të ndërpresë kontratën e tij para vitit të fundit duke paguar 2.5 milion euro kompensim për shkak të një klauzole që duhet të aktivizohet deri në Mars 2021.

Lexo edhe

Video

error: