Tottenhami ka shënuar fitore të madhe sot duke e mposhtur Liverpoolin që kishte dy lojtarë më pak në fushë.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Tottenham Hotspur”, Tottenhami e ka mposhtur Liverpoolin 2:1, raporton KosovaPress.
Një gol nga Heung-Min Son (minuta e 36’) dhe një autogol nga Joel Matip në minutën e 90+6’ shtesë i siguruan fitoren Tottenhamit sot.
Golin e nderit për Liverpoolin e shënoi Cody Gakpo në minutën e 45+4’.
Po ashtu, “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp ishin me dy lojtarë më pak në fushë, pas ndëshkimit me të kuq të Curtis Jones në minutën e 26’, dhe Diogo Jota i cili morri dy kartonë të verdhë brenda një minute (78’ dhe 79’).
Me pikët e reja, Tottenhami ngjitet në pozitën dytë në tabelë me 17 pikë të arkëtuara, krahas Liverpoolit që ka 16 pikë në vendin e katërt.