Mashtrohet gruaja nga Prishtina, një person kryen blerje prej 20 mijë euro nga llogaria e saj bankare

Mashtrohet gruaja nga Prishtina, një person kryen blerje prej 20 mijë euro nga llogaria e saj bankare

Një grua nga Prishtina ka raportuar se është mashtruar nga një person i panjohur, i cili nga llogaria e saj bankare ka kryer blerje online në vlerë prej 20 mijë euro.


Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën dhe se vazhdon të hetohet.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është mashtruar nga një person i panjohur, i cili nga llogaria e saj bankare ka keqpërdorur rreth 20.000 euro duke kryer blerje online”, thuhet në raport.

Lexo edhe

Video