MASHTI tregon orën e fillimit të mësimit online në televizionin publik

MASHTI tregon orën e fillimit të mësimit online në televizionin publik

Për shkak të gjendjes me koronavirus nëpër të cilën po kalon vendi ynë, MASHTI ka vendosur nisjen e mësimit online për nxënës duke filluar nga dita e nesërme.


Në një njoftim përmes operatorëve të telefonisë mobile, MASHTI ka bërë të ditur se mësimi online fillon nga ora 11.15 në RTK1 dhe RTK4.

“Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës. Mësimi po fillon prej nesër, më 23 mars 2020, duke filluar nga ora 11.15 në RTK1 dhe RTK4. Suksese dhe punë të mbarë. Rrinin në shtëpi, mëso prej shtëpie”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video