MASHTI pajis me laptopë studentët me nevoja të veçanta

MASHTI pajis me laptopë studentët me nevoja të veçanta

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, ka ndarë laptopë për studentët me nevoja të veçanta, të cilët studiojnë në universitete publike të Kosovës.

Nagavci ka thënë se kjo kategori e studentëve përballen me sfida të shumta dhe i inkurajoi studentët që të adresojnë secilën kërkesë të tyre e cila ua bën më të lehtë punën gjatë studimeve.


Ajo përmendi edhe një varg veprimesh konkrete për ta përmirësuar situatën dhe zbutur nevojat e fëmijëve dhe studentëve me nevoja të veçanta dhe familjeve të tyre, si punësimi i asistentëve, përkrahja financiare përmes bursave dhe veprime të tjera.

Ndërsa, Leonor Berisha, përfaqësues i studentëve, në emër të grupit falënderoi ministren Nagavci për pajisjen me laptopë, si një mjet i domosdoshëm për përgatitjen e tyre profesionale dhe për studime më cilësore.

Qeveria e Kosovës, vitin 2022 e ka shpallur vit të personave me aftësi të kufizuar dhe në kuadër të kësaj ka ndërmarrë veprime për të përmirësuar pozitën nxënësve dhe studentëve të kësaj kategorie gjatë shkollimit të tyre.

Lexo edhe

Video