Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

MAShTI merr vendim për mësim alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës

MAShTI merr vendim për mësim alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), merr vendim për mësim alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës.

“E drejta për shkollim është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sipas nenit 47, ku secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, si dhe Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve. Bazuar në këtë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka marrë vendim për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës”, thuhet në komunikatën për media nga MAShTI.


Mes tjerash në komunikatë thuhet se “Vendimi është marrë pas disa takimeve me të gjitha palët dhe konsultimeve me ekspertë, bazuar në raportet e Inspektoratit të arsimit, raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit si dhe raportit të Komisionit për shqyrtimin e problemit të krijuar me mos vijimin e mësimit nga një numër i madh i nxënësve në komunën e Kamenicës”.

MAShTI njofton se procesi mësimor do të zhvillohet në objektet shkollore më të afërta dhe në pajtim me rekomandimet e MAShTI, MSh-së dhe IKShPK-së.

“Procesi mësimor do të zhvillohet në objektet shkollore më të afërta dhe në pajtim me rekomandimet e MASHTI, MSH-së dhe IKSHPK-së.  MASHTI inkurajon komunën dhe të gjitha palët që sa më parë, të gjejnë zgjidhjen më të mirë që viti i ri shkollor 2021/2022 të fillojë me kohë dhe pa probleme. Obligohen institucionet përgjegjëse të sigurojnë kushtet optimale për vijimin e mësimit të përshpejtuar dhe furnizimin me materiale mësimore për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor për nxënësit”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: