MASHTI: Komunat me shumicë serbe të zbatojnë vendimin për ndërprerjen e mësimit

MASHTI: Komunat me shumicë serbe të zbatojnë vendimin për ndërprerjen e mësimit

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, pas informatave se në disa komuna të Kosovës të banuara me popullatë shumicë serbe, vendimi i  Qeverisë së Kosovës për masat parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit nuk është duke u respektuar.

MASHTI u bën thirrje të gjitha drejtorive për arsim në këto komuna që të marrin masa urgjente që ndërprerja e procesit të mësimit të zbatohet konform vendimit të Qeverisë.


Vendimi i Qeverisë së Kosovës është masë adekuate parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik, dhe në këtë drejtim, çdo tentativë për politizim të çështjes apo mos-zbatim të këtij vendimi, i cili ka karakter obligativ, është i papranueshëm dhe në kundërshtim edhe me dispozitat e Kodit Penal të Kosovës, thuhet në komunikatë.

 

 

Lexo edhe

Video