Martinez për asistimin e Ronaldos: Duhet treguar në çdo akademi në Portugali dhe në botën e futbollit
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez nuk mundi ta fsheh kënaqësinë e tij për paraqitjen e sotme të Cristiano Ronaldos kundër Turqisë.

Portugalia e mposhti sot 3:0 Turqinë, fitore kjo e cila ia siguroi pozitën e liderit në grup si dhe biletën drejt 1/8-ës së finales së Kampionatit Evropian Euro 2024, raporton KosovaPress.

Ronaldo asistoi te goli i tretë i Portugalisë, i cili u shënua nga Bruno Fernandes.

E për këtë asistim, trajneri Martinez tha se “duhet treguar në çdo akademi në Portugali dhe në botën e futbollit”.

"Ne pamë diçka të jashtëzakonshme, për mua. Përballë portierit ia dha Bruno Fernandes. Është një shembull që duhet treguar në çdo akademi në Portugali dhe në botën e futbollit, sepse tregoi se skuadra është gjëja më e rëndësishme”, tha Martinez.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024