Martinez mohon kontaktet me Barcelonën

Martinez mohon kontaktet me Barcelonën

Tanimë, nuk është sekrete që gjigandi katalunas Barcelona dëshiron që ta ndërrojë trajnerin Ronald Koeman.

Pas paraqitjeve dhe rezultateve jo të mira, bordi drejtues i Barcelonës ka mbajtur një mbledhje emergjente, ku raportohet se deri në fund të javës Koeman do të shkarkohet, përcjell KosovaPress.

Emrat më të përfolur për ta zëvendësuar trajnerin holandez janë Luis Enrique i Spanjës, Xavi i Al-Sadd, dhe Roberto Martinez i Kombëtares së Belgjikës.


Por, ky i fundit i ka mohuar të gjitha spekulimet që lidhin të ardhmen e tij me Barcelonën, por ka lënë dyert e hapura për çdo gjë.

“Absolutisht nuk ka asgjë, dhe nuk ka pasur kontakte ose bisedime me Barcelonën. Dua që ta respektojë kontratën time me Belgjikën, por çdo gjë mund të ndodhë ditëve në vazhdim”, tha Roberto Martinez për “HLN”.

Përgjigje të njëjtë ka edhe trajneri i Kombëtares së Spanjës Luis Enrique, i cili ka treguar që nuk do të mendojë rreth spekulimeve që e lidhin me rikthim te Barcelona, pasi që ndjehet i lumtur me postin e trajnerit te kombëtarja spanjolle.

Lexo edhe

Video

error: