Martinez: Messi më dëshironte te Barcelona

Martinez: Messi më dëshironte te Barcelona

Ylli argjentinas Lautaro Martinez ka treguar që Lionel Messi kishte tentuar në të kaluarën që ta bind atë të largohet nga Interi dhe t’i bashkohet Barcelonës.

Që nga ajo kohë, Messi i dha fund aventurës 21 vjeçare me Barcelonën duke u transferuar te Paris Saint-Germain si lojtar i lirë, kurse Martinez së fundmi rinovoi kontratën e tij me kampionin e Serie A, ku do të qëndrojë në “Giuseppe Meazza” deri në sezonin 2025/26.

Dyshja argjentinase korri sukses në Kupën e Amerikës këtë korrik, duke ia dhuruar Kombëtares së Argjentinës trofeun e parë pas 28 vitesh në pritje.


Por, Martinez ka treguar që legjenda e Barcelonës Messi e dëshironte atë si partner në repartin e sulmit, ku edhe kishte tentuar që të aranzhojë marrëveshjen që ylli i Interit t’i bashkohet atij në “Camp Nou” në vitin 2020.

“Ne kemi folur për këtë gjë gjatë kohës me kombëtaren, dhe ai më kishte pyetur se si qëndron situata mes meje dhe Interit, por gjithmonë kam qëndruar i qetë sepse ne biseduam me klubin që të qëndrojë i lumtur këtu”, tha Martinez për “Sportmediaset”.

“Kështu kanë rrjedhur gjërat dhe jam shumë i lumtur që kam vendosur të qëndrojë, jam i lumtur në Milano, më pëlqen familja ime”, shtoi ylli argjentinas.

Lexo edhe

Video