Martial zbulon se si Mourinho nuk e respektoi atë te United

Martial zbulon se si Mourinho nuk e respektoi atë te United

Anthony Martial akuzoi Jose Mourinhon për mosrespektim ndaj tij gjatë kohës së tyre së bashku te Manchester United.

Mourinho mori postin e trajnerit të Manchester United një vit pas transferimit të Martial, përcjell KosovaPress.

Sulmuesi humbi vendin e tij në ekipin e trajnerit portugez, dhe iu desh të përballej me Zlatan Ibrahimovic i cili morri numrin 9, të preferuarin e tij, dhe Alexis Sanchez duke u zgjedhur përpara tij.


“Gjithçka filloi me numrin e fanellës”, tha Martial për “France Football”. “Gjatë pushimeve, ai më dërgoi një mesazh duke më pyetur nëse do të ndryshoja në nr. 11, duke shpjeguar se ishte i mrekullueshëm sepse ishte numri i legjendës Ryan Giggs. I thashë se kisha respektin më të madh për Giggs, por se do të preferoja të mbaja numrin tim, 9. Dhe kur kthehem në klub, shoh numrin 11 te fanella ime, historia nuk shkoi mirë”, shtoi më tej francezi.

“Ai nuk më respektoi mua, drejtpërdrejt. Ai foli për mua në shtyp, fraza të vogla, pak si kishte bërë me Karim Benzeman në Real Madrid. Në sezonin 2017/18, unë isha golashënuesi më i mirë i ekipit në pjesën e parë të sezonit, tani ai solli Alexis Sanchez dhe pastaj nuk luajta shumë, ishte edhe sezoni i Botërorit dhe më kushtoi shumë në fund, sidomos pasi fitoi kombëtarja franceze, duhet të isha atje”, tha më tej Martial.

Martialit iu desh pak kohë për të gjetur një vend të rregullt në formacionin fillestar të United pas largimit të Mourinhos. Sezoni i tij më i mirë në “Old Trafford” erdhi në 2019/20, kur ai filloi 31 ndeshje në Premier Ligë dhe shënoi 17 herë, duke shënuar gjithashtu katër herë në Ligën e Evropës.

Lexo edhe

Video