Kolektivi "Marshojmë s'festojmë" mbajti sot marsh protestues në Ditën e Gruas. Përmes marshit, dhjetëra gra në Prishtinë kërkuan drejtësi për gratë e vrara.
“Gratë vriten, shteti hesht”, “Poshtë shteti patriarkal”, “Shteti ka duart me gjakun e grave të vrara”, ishin disa nga thirrjet e grave në këtë marsh.“Ne të gjitha punojmë, po jo të gjitha nga ne paguhen. Ne punojmë në dhe jashtë shtëpisë, koha jonë më e madhe i kushtohet të tjerëve, pastrim-gatim, kujdes pak nga ne marrin pagë për këtë punë. Pak nga ne jemi në politikë. Asnjë nga ne nuk udhëheqim ndonjë komunë...Ne na thonë lindim në derë të huaj e shkojmë në derë të huaj...Pushkë nuk qitet edhe kur lind ndonjë nga ne. Jemi ne ato që dhunohemi në shtëpi, në rrugë, më shkollë, punë, polici, gjykatë e prokurori. Ne dhunohemi çdo ditë në shtëpitë kur shpërngulemi pas martesës. Por, vetëm pak më shumë se 2 mijë nga ne e raportojmë dhunën në vit, sepse shumicës prej nesh u është mësuar se gruaja e mirë duron.”, tha ajo.
Syla u shpreh se çdo të drejtë që gratë e gëzojnë është fituar nga lufta e përbashkët për barazi. Ajo nënvizoi se ka shumë punë për t’u bërë, jo vetëm për ne, por edhe për ato që do të vijnë.
Marshi, i cili nisi te Pallati i Drejtësisë përfundoi përpara objektit të qeverisë me thirrjet “Poshtë patriarkati”, “Poshtë qeveria patriarkale”, “Poshtë institucionet patriarkale”, “Marshojmë kundër dhunës ndaj grave” etj.