Skuadra franceze Marseille pritet këtë javë të konfirmojë transferimin e Pol Lirolas nga Fiorentina, raporton “RMC Sport”.
23 vjeçari, i cili është mbrojtës i krahut të djathtë, do t’i bashkohet Marseille në formë huazimi këtë edicion, por klubi francez e kanë opsionin për ta bërë blerjen e tij permanente për 12 milionë euro, përcjell KosovaPress.
Lirola ka bërë 12 paraqitje në Serie A këtë edicion, dhe ka arritur të regjistroj një asistim për skuadrën e Fiorentinas.