Marrin rreth 300 mijë euro, gjykata dënon mashtruesit me 6.9 vjet burg

Marrin rreth 300 mijë euro, gjykata dënon mashtruesit me 6.9 vjet burg

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarit RR.H dhe K.R. me gjithsej 6 vjet e nëntë muaj heqje lirie për veprën penale mashtrim.

I akuzuari RR.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me tre vjet e nëntë muaj burg, ndërsa K.R. po ashtu është shpallur fajtor dhe është dënuar me tri vjet burg, në të cilën masë do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 30.05.2019  deri 26.02.2020.


Ata akuzohen nga Prokuroria pasi në periudhën 30 dhjetor 2011- 24 korrik 2012 në Prishtinë, në zyrën e të dëmtuarit F.D., së bashku me të pandehurin E.L, i cili ndodhet në arrati, me anë të paraqitjes se rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose për tjetrin si dhe për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e kishin vënë në lajthim F.D. me ç ‘rast kishin arritur të marrin 290,810 euro duke i shkaktuar dëme materiale.

F.D. për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohet në kontestin e rregullt civil-juridik, ndërsa palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

 

Lexo edhe

error: