Marrëveshja historike për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump është diskutuar në tryezën e diskutimit nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK).
Ish-kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti duke komentuar mbi marrëveshjet e arritura mes Kosovës e Serbisë tha se qëndrimi i lidershipit të atëhershëm ishte që e ardhmja e popullit të Kosovës të përqendrohet në një proces konsultativ me miqtë edhe aleatët.
“Unë Tash kam frikë që gjatë viteve të fundit jemi kthyer prapë në pikën zero ku Kosova tash trajtohet në tavolinat ndërkombëtare të aleatëve si problem i sigurisë në Ballkan. Besoj që kjo nuk na shërben në asnjë drejtim as politik. Është ndërtuar një status quo e re. Kjo nënkupton që nuk ka më dialog për njohje reciproke është arrit një marrëveshje në Bruksel dhe aneksi i Ohrit dhe ka një presion për zbatim të disa aranzhimeve të parapara në aneksin e Ohrit... jam i bindur se nuk ka zgjidhje tjetër përveç një njohje reciproke ndërmjet dy vendeve por e keqja është se është ndërtuar një status quo e re dhe ju e dini se ato krijojnë pasiguri që jemi duke e përjetuar në kohën e fundit”, shtoi Hoti.
Hoti ka hezituar të komentoj politikat e presidentëve amerikanë derisa beson që presidenti aktual karshi dialogut Kosovë-Serbi do të ketë qasje më pragmatike.Zeka shtoi se përgjatë këtyre viteve kanë mbështetur dispozitat e marrëveshjes së Uashingtonit.
Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u nënshkrua më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump.