Marquez kalon Servantesin si shkrimtari më i përkthyer në gjuhën spanjolle
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gabriel García Marquez, autori kolumbian i “Njëqind Vjet Vetmi” dhe fituesi i çmimit Nobel të vitit 1982 është shkrimtari më i përkthyer në gjuhën spanjolle, në shekullin e XXI duke mposhtur kështu edhe Servantesin.

Lista vijon me Isabel Allende, argjentinasin, Jorge Luis Borges, peruanin, fituesin e çmimit Nobel 2010, Mario Vargas Llosa, dhe në vendin e pestë u rendit gjeniu i “Don Kishotit”, Miguel de Servantes.

Renditja sipas vlerësimit, që përfshin gjithashtu Carlos Ruiz Zafón, Arturo Pérez-Reverte, Luis Sepúlveda, Roberto Bolaño dhe Javier Marías, u krye nga “Instituti Cervantes”, në Romë.

Instituti analizoi përkthimet në 10 gjuhë të ndryshme, arabisht, kinezisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, japonisht, portugalisht, rusisht dhe suedisht.

Analiza e veprave nis nga viti 1950, në dritën e bumit të dy dekadave, kur autorët e Amerikës Latine si García Márquez, Mario Vargas Llosa, Carlos Fuentes dhe Julio Cortázar filluan të vlerësoheshin në të gjithë botën.

Sipas institutit, interesi për autorët individualë ndryshon nga vendi në vend, në Francë numri një është regjisori francezo-kilian, Alejandro Jodorowsky, ndërsa Italia është e vetmja që ka përfshirë novelistin, Manuel Vázquez Montalbán në dhjetëshen e parë. /ATSh-ANSA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024